Melinda Zuka Ahmeti – “LIDA Beauty Center”, një histori e mahnitshme suksesi në Zvicër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në rrugëtimin tonë të gjetjes së historive të suksesit të femrave shqiptare nëpër botë, hasëm në emrin e Melinda Zuka Ahmeti, pronare e sallonit të bukurisë “LIDA Beauty Center” në Zvicër. Melinda është një zonjë që të mahnitë me elegancen e të shprehurit fillimisht, e më pas me pamjen e saj të rafinuar dhe përkushtimin e madh profesional në fushën ku është aktive.

Sot 39 vjeçarja është me të dyja këmbët në botën e së bukurës, ku punon si Dermopigmentologe, estetiste dhe grimere, ama para njembëdhjetë vitesh ishte e angazhuar në fushën e kontabilitetit.

Një ditë ajo vendosi që ta braktisë profesionin si kontabiliste dhe të hapte biznesin e saj. Siç thotë Melinda: “Sillu-pshtillu e më në fund do të jesh aty ku Zoti ka vendosur të jesh”.

Për tu aftësuar sa më mirë profesionalisht, ajo ndjeki një mori shkollash, kursesh e trajnimesh, shkruan “Kosovarja”.

“Mora një Master Class me Mario Dedidanoviç, që është grimeri official i familjes Kardashian,
pastaj kur bëra një klientelë të mirë, vendosa të vazhdoj të evoloj dhe u interesova për grimin e përhershëm (permanent Make-Up / Tatu), kështu që u trajnova tek “Saranda Shala Beauty House & Academy” në Lozanë për: Microblading (fije fije), Powder Brows (puder), Candy Lips (buzet), Eye Liner, Remover (heqjen e tatus)”.

Lida, potencon se Saranda Shala është një trajnere e shkëlqyer dhe shembull për të. “E adhuroj jashtë mase. Për mua më e mira në Zvicër dhe falë saj kam një punë të shkëlqyer, që më sjelli edhe më shumë kliente”.

Melinda tregon se tutje e tërhoqi diçka më shumë, e që ishte Trikopigmentimi. Kjo metodë e cila në formën e pikave të vogla jep efektin e të pasurit më shumë flokë. U trajnua në Stamboll nga Adi Schendel, që është një nga më të mirët në botë për këtë teknikë.

Të gjitha këto shërbime dhe më shumë për të cilat është trajnuar dhe çertifikuar, sot ofrohen në “LIDA Beauty Center”, nderkohë që së shpejti do të hapet edhe qendra e bukurisë, ku bashkë me profesionistë të tjerë do të ofrohen një gamë e gjërë shërbimesh nga fusha e bukurisë dhe estetikës.

Lida, së shpejti do të jetë japë trajnime për “LashesLift dhe BrowLift”, pasi u zgjodh nga marka franceze “StoreLashes” për t’i përfaqësuar në Zvicër.

Kjo grua e pandalshme, përherë e kishte pasion estetikën, andaj kurrë nuk është penduar për zgjedhjen që ka bërë para dhjetë vitesh kur e braktisi punën si kontabiliste, për të hapur sallonin e saj të njohur “LIDA Beauty Center”, që gjendet në kantonin Valis. Thotë se është aq e pasionuar pas punës saqë ndihet e bekuar që ka mundësinë të ngrihet çdo mëngjes dhe të angazhohet në profesionin e saj.

“Të jesh grua në krye të një biznesi që është rritur kaq shumë, është një burim krenarie e madhe për mua. Ky është edhe një shembulli i gruas që dua ta kenë vajzat e mia. Megjjthatë, koordinimi i rolit tim si nënë dhe menaxhere e biznesit nuk ka qenë gjithmonë i lehtë.

Kur hapa biznesin vajzat e mia ishin tre dhe një vjeçe. Pastaj linda edhe një fëmijë, andaj kishte sfida. Sot jam grua e pavarur dhe të jesh e pavarur do të thotë të jesh e lirë. Unë mund të punoj si të dua, dhe për këtë arsye të jem e pranishëm për fëmijët e mi. Fëmijët janë prioriteti im”, thotë Lida, kjo zonjë e pashme, e fortë, dhe vizionare.

Gjatë gjithë bisedes, nuk harronte asnjëherë të fliste për familjen e saj që e ka mbështetur, për fëmijët e saj, Leonen, Elinen dhe Liamin, për profesoreshen e saj Saranda Shala që e mësoj ndër tjerash të bëhet një verzion më i mirë i vetës së saj dhe siç thotë, engjullin mbrojtës, vëllain e ndjerë, Leonardin. “Jam e sigurt se ai luan një rol shumë të rëndësishëm në çdo sukses të jetës sime”.


You may also like