Mehmeti: Treguam forcë karakteri, Skuka duhet të ndihmojë edhe prapa

by admin
Spread the love

Partizani ka bërë një hap të madh për t’u kualifikuar në kupat e Europës. Tre pikët ndaj Kastriotit javën e ardhshme i mjaftojnë. Pas triumfit të sotëm ndaj Egnatias, në emisionin “Gol pas Goli” tha:

“Ekipi tregoi forcë karakteri dhe u ringritëm, ishte ndeshje delikate. Edhe me rastet që kishim duhej ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen.

Mendoj se e merituam fitoren dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë për ndeshjen e radhës. Skuka shpenzoi energji dhe kërkova të freskoja skuadrën, që të kapnim pak më shumë thellësi me Carën”.

“Nervozizmi i Skukës? E pashë mënyrën si doli, e kuptoj është djalë i ri. Kishte mundësi të shënonte, por ai nuk e kupton pse një trajner e bën zëvendësimin.

Duhet të punojë për skuadrën në fazën defensive, është i vlefshëm, por duhet të na ndihmojë dhe të bëjë diferencën jo vetëm te Partizani, por edhe më lart”, përfundoi Mehmeti. / oversport.tv

You may also like