Mehmeti thotë se prioritet do ta ketë investimin në sektorin privat e punësimin e të rinjve

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Komunës së
Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Gëzim Mehmeti në vazhdën e vizitave të
shumta këtë të marte ka vizituar kompaninë “Eko-Invest” në Prishtinë,
kompani kjo e cila merret me energji, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti gjatë takimit me drejtorin
e kësaj kompanie, tha se fokus kryesor i plan-programit të tij është sektori
privat dhe punësimi i të rinjve.

“Ne në programin tonë që kemi fokus e kemi sektorin privat, dhe punësimi në këtë mes. Vizioni jonë ka të bëjë edhe me përdorimin e teknologjisë informative”.

“Ne kemi paraparë që përmes
dronëve të monitorojmë shumë punë dhe përmes tyre të kryejmë inspektimet dhe
shumë mbikëqyrje të tjera”.

Mehmeti përgëzoi drejtorin e kësaj
kompanie, Bari Asllani, i cili ka punësuar një numër të madh të qytetarëve,
raporton EO.

Kurse Asllani tha se puna e ndriçimit
në Prishtinë është një ndër punët e cila kushton shumë. Ai poashtu theksoi edhe
shumë probleme të tjera që e preokupojnë kryeqytetasit.

You may also like