Mehmeti premton 6 milionë € buxhet për bujqësinë, paralajmëron lehtësira për prodhuesit e qumështit

by admin
Spread the love

Buxheti i komunës së Prishtinës për
sektorin e bujqësisë do të jetë 6 milionë euro. Këtë zotim e dha para banorëve
të fshatit Mramor, kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës,
Gëzim Mehmeti, raporton Ekonomia Online.

“Fokus të veçantë ka bujqësia,
zotohem se me ardhjen në pushtet ne do ta ngrisim diku në 500 për qind buxhetin
e bujqësisë në 6 milionë”.

Trajtim të veçante ai ka premtuar
për ata që merren me prodhimin e qumështi, ngase siç ka thënë ka marrë shumë
ankesa për çmimet jo të përshtatshme.

“Fokus të veçantë kemi për
fermerët që merren me prodhimin e qumështit sepse në bisedat që i kemi pasur me
fermerë shumë kanë ankesa që çmimi nuk është që iu përshtatet”.

“…do t’i vendosim në lagjet
kryesore të Prishtinës automatët e qumështit, nuk po shpikim asgjë, vetëm po i
marrim shembujt se si veprojnë shtetet këtu afër në rajon”.

You may also like