Mehmeti: Një nga ndeshjet më të dobëta, nuk ka justifikime

by admin
Spread the love

Dukej qartë zhgënjimi i Dritan Mehmetit në emisionin “Gol pas Goli” pas barazimit 0-0 që Partizani i tij mori përballë Skënderbeut të vendit të fundit:

“Është një nga ndeshjet më të dobëta nga janari, ka ndikuar sigurisht lodhja. Duhet të ishim më të freskët mendërisht. Duke u nxituar, për të shkuar të goli, gabon dhe i jep mundësi kundërshtarit. Jam shumë i pakënaqur nga mënyra se si interpretoi skuadra lojën.

Përgjegjësia është tek unë, në këto shtatë ndeshje që kanë mbetur duhet të bëjmë maksimumin. Më vjen keq që me këtë kundërshtar kemi hasur gjithmonë vështirësi.

Përpos faktit që skuadra ishte e rënduar. Vendosa të çoja Malën në krahun e djathtë për të krosuar, i kishim dy momente, duhet të realizonim. Nuk janë justifikime, u mundova të bëja më të mirë, por përgjegjësia është tek unë. Ngarkesa psikologjike duhet menaxhuar më mirë”, ka thënë trajneri i Partizanit. /Oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like