Mehmeti: E njohim kundërshtarin, por dimë edhe forcën tonë! Tifozët arma plus

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur në një konferencë për shtyp për mediat në prag të ndeshjes së kthimit kundër Saburtalos, që do të zhvillohet nesër në orën 20:00 në “Air Albania” dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Pas suksesit në ndeshjen e parë, tekniku i “demave” kërkon një tjetër paraqitje të mirë të skuadrës së tij, që Partizani të kualifikohet në turin tjetër të Conference League.

“Çdo ndeshje ka vështirësi dhe ndeshjet kanë histori të ndryshme, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për shkallën e vështirësisë dhe të japim maksimumin për nesër, të interpretojmë ndeshjen në mënyrën e duhur.

E kam shprehur gjithnjë problemin para portës, jo vetëm në lidhje me ndeshjen ndaj Saburtalos, diferencat bëhen nga detajet. Duhet të kemi parasysh se e njohim kundërshtarin dhe kanë lojtarë të mirë, që luajnë me kombëtaren dhe shpresat, kanë vlerat e tyre. Por, edhe ne kemi vlera, e dimë çfarë do të bëjmë nesër. Luajmë para tifozerisë dhe është një shtysë e madhe, mos të kalojmë në entuziazmin e tyre dhe të interpretojmë mirë ndeshjen.

Ndeshja e parë-Shënuam shpejt në pjesën e dytë, patëm edhe dy-tre momente para se kundërshtari të na vinte në vështirësi. Nuk ka trajner që kërkon që skuadra në 10 minutat e fundit të luajë poshtë, por kjo vjen edhe nga vetë futbollistët dhe e kuptoj. Kam kërkuar nga skuadra që të kontrollojë topin. Ata janë më mirë fizikisht se janë në kampionat, ne jemi në 70%, shpresoj që nesër të jemi efikas. Jemi të fokusuar te skuadra jonë, e dimë forcën e kundërshtarit por edhe forcën tonë.

Nuk them nëse do të mbrojmë apo sulmojmë por do ta interpretojmë sipas kundërshtarit për të marrë maksimumin. Por, futbolli prandaj është i bukur se është i paparashikueshëm dhe mund të dalë jashtë taktikave.

Bitri? “Duke qenë një periudhë merkatoje Bitri meriton respekt për atë që ka dhënë, por jemi të barabartë dhe mendoj që e kam ndërtuar skuadrën me Bitrin dhe shpresoj të vazhdoj me atë.

I limituar në zgjedhje? Jemi në merkato dhe skuadra ka një tranzicion sa i takon afrimeve dhe largimeve dhe janë larguar shumë elementë, jemi në formim e sipër. Çdo skuadër ka boshtin e saj dhe janë disa element të pazëvendësueshëm. Jemi në kërkim, në bashkëpunim me të gjithë duke punuar si grup për të marrë maksimumin e merkatos. Shpresoj të gabojmë sa më pak në zgjedhjet e merkatos dhe të marrim lojtarë që i përshtaten Partizanit.

Ne trajnerët duhet të përgatitemi për gjithçka, por edhe lojtarët janë profesionistë dhe në ndeshjet vajtje ardhje duhet të jesh i përgatitur. Ne do të futemi për maksimumin në 90 minuta dhe në futboll duhet të përgatitesh për çdo të papritur.

Trajneri është gjithnjë i shkarkuar dhe është një nga profesionet më të vështira, por duhet të menaxhosh presionin. Ne kemi bërë maksimumin, skuadra është në ndërtim e sipër nuk e menaxhoj dot të ardhmen, por jam i përqendruar te ndeshja e nesërme”, ka thënë mes të tjerash Mehmeti. / Oversport.tv

You may also like