Mehmeti: Derbi i rëndësishëm, por të shohim para dhe të arrijmë objektivat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur në një konferencë për shtyp për sfidën e radhës në kampionat që të kuqtë do të luajnë nesër në orën 17:15 në transfertë përballë Egnatias. Tekniku kërkon maksumin në “Arena Egnatia”, që skuadra të arrijë objektivat sezonalë.

“Egnatia na ka vendosur në vështirësi në barazimin 2-2 që kemi bërë në ndeshjen e fundit. Skuadra i ka mundësitë dhe kualitetet për ta interpretuar si duhet. Masat i kemi marrë dhe duhet që të futemi në ritmin e duhur, duhet të vlerësojmë në maksimum ndeshjen e nesërme. E kam studiuar kundërshtarin, edhe pse mund t’i duhet edhe një pikë për të arritur objektivin nuk do të qëndrojë prapa sepse janë me cilësi me shumë të mira.

Me Kukësin kemi bërë atë që duhet dhe aty ka qenë kthesa apo ai moment që kemi qenë pranë objektivit. Duhet të jemi me këmbë në tokë sepse me këto rivalë të rëndësishëm kemi pasur vështirësi.

Xhuliano Skuka është një djalë i ri me perspektivë. Do kohën e tij që të ketë kontraste të tilla sa i përket formës së tij dhe kur bëhet fjalë për një ndeshje me përgjegjësi aq të lartë sa gjysmëfinalja me Vllazninë, në aspektin psikologjik ka pasur shumë ngërç. E ka ndihmuar skuadra dhe stafi aty ku është. Duhet të tregohet me këmbë në tokë dhe profesionist për të ndihmuar ekipin dhe të ardhmen e ka përpara.

Gjatë gjithë kohës kam qenë i fokusuar që skuadra të jetë vetvetja. Në momentin që sheh se çfarë bëjnë rivalët, humbet përqendrimin dhe mendoj se ne e kemi në dorë vetë objektivin. Skuadra ka qenë në rritje, pavarësisht rasteve të veçanta ose gabimeve individuale që kanë penalizuar. Jemi në ritmin e duhur, duke parë se që nga muaji janar skuadra ka pasur shumë ndryshime.

Është hera e parë që unë ankohem për arbitrat. Nuk jam person i tillë. Ashtu siç e kam lexuar situatën në fushë, më është kërkuar që të kthej në përgjigje. Kur kemi derbin dhe kemi dy penallti flagrante, kemi shumë të drejtë ta themi. Nëse është me dashje apo pa dashje unë nuk mund të futem te ndërgjegjja e arbitrave dhe nuk merrem fare me këtë pjesë.

Janë komisione të tilla që e vendosin këtë pjesë dhe më vjen keq sepse ne pa tifozerinë tonë e kemi të pamundur t’ia dalim. Janë një nga tifozeritë më të zjarrta të Shqipërisë dhe nuk e meritojmë këtë dënim”.

Skuadra në shumë situata për mënyrën sesi e interpretoi derbin më shumë i dha iniciativën kundërshtarit me gabimet tona përfituan ata dhe me kualitetet që kanë. Ishin më lart se ne për mënyrën sesi e administruan ndeshjen. Derbi është shumë i rëndësishëm, por skuadra duhet të shohë përpara sepse kemi një sfidë tjetër përpara dhe të arrijmë objektivin minimal”, ka thënë mes të tjerash Mehmeti. / Oversport.tv

You may also like