Meghan Markle merr vendimin e rëndësishëm pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Princi Harry kanë marrë tashmë vendimin për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Duket se edhe Dukesha ka zgjedhur t’i lërë mënjanë të gjitha angazhimet e saj profesionale, pasi po mban zi, së bashku me pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Konkretisht, sot u konfirmua se Meghan Markle ka ndaluar transmetimin e podcast-it të saj në Spotify, Archetypes, gjatë periudhës së zisë së Mbretëreshës. Tre episode të plota të serialit audio tashmë janë publikuar që nga 23 gushti, me të ftuar të famshëm ndërkombëtarë si tenistja Serena Williams, ylli i popit Mariah Carey dhe aktorja dhe producentja Mindy Kaling.

Një mesazh i postuar në faqen zyrtare të podcast-it të Meghan Markle në Spotify thotë: “Episodet e reja të Archetypes do të jenë në ndërprerje gjatë periudhës zyrtare të zisë për Mbretëreshën Elizabeth II .”

Periudha e “zisë mbretërore” do të vazhdojë deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës, i cili do të mbahet të hënën, më 19 shtator./Botapress.info/

You may also like