Megaoperacion në Itali, shkatërrohet banda shqiptare! Lidhje me Ndranghetën e baza në Brazil

by admin
Spread the love

Më shumë se 200 forca policore e komando kanë marrë pjesë në megaoperacionin “Magma”, të ndërmarrë në Itali, ku forcat vendase të rendit kanë shkatërruar një grup kriminal italo-shqiptar e kanë vënë në pranga 24 persona.

15 prej tyre përfunduan në burg, 9 të tjerët janë në arrest shtëpie. Grupi rezultonte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, e kishte në përbërje edhe brazilianë.

Mediat italiane shkruajnë se aktivitetin, ai e zhvillonte në provincën e Reggio Calabrias, ndërsa mbante lidhje edhe me organizatën famëkeqe mafioze, “Ndrangheta”. Në mënyrë që të mos linin gjurmë, për të komunikuar, anëtarët e grupit përdornin celularë të koduar ose kabina telefonike publike kur lidheshin  organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil.

Hetimet kishin nisur që prej vitit 2019, në bazë të dyshimeve se “Ndragheta” në bashkëpunim me bandat shqiptare dhe ato braziliane, po zhvillonte një trafik ndërkombëtar droge, duke kaluar sasi të mëdha kokaine të cilat shpërndaheshin në Europë. Kështu, ngarkesa të mëdha kokaine vinin nga Brazili, magazinoheshin në Zvicër e më pas transportoheshin në Lombardi për t’ua shitur blerësve të identifikuar, përfshirë një shqiptar.

Hetimi zbuloi se konsorciumi kriminal prodhonte dhe vetë sasi të mëdha kanabisi, duke u kujdesur për proceset e mëpasshme të përpunimit (tharje, peshim dhe paketim). Ai kultivonte marijuanë në një zonë rurale të Komunës se Candidonit, ku policia sekuestroi gati 1300 bimë kanabis e 74 kg drogë, dhe arrestoi dy prej autorëve të cilët u kapën në flagrancë.


Top Channel

You may also like