Mediet spanjolle të famshme shkruajnë për debutimin e Uzunit në La Liga kundër Real Madridit

by admin
Spread the love

Debutimi i Myrto Uzunit në La Liga nuk ka kaluar pa u vënë re as nga mediat prestigjioze spanjolle.

Lojtari shqiptar është afruar si një përforcim për sulmin e Granadës dhe sot, edhe pse përballë një kundërshtari të vështirë, tregoi se mund t’i bëjë shumë punë këtij ekipi që po lufton për të qëndruar në mesin e tabelës së renditjes.

Edhe prestigjiozja sportive “Marca” i ka kushtuar një artikull lojtarëve të cilët sot debutuan me Granadën dhe kishte vlerësime për atë që shfaqi Uzuni në fushën e lojës.

“Merkato e janarit ka qenë e frytshme për Granadën, me përforcime që Robert Moreno nuk ka ngurruar që të përdorë që në mundësinë e parë, duke hedhur në fushë Uzunin, Petroviç, Raba dhe Arezo në një skenar kërkues si “Bernabeu”, një bast në të cilin të rinjtë nuk zhgënjyen.

Me pjesët e reja në dispozicion trajneri katalanas ndryshoi variantet e lojës të skuadrës, duke mundësuar ndryshime të manovrës, duke përdorur në fillim Uzunin në krahun e majtë, për të zënë vendin e lënë bosh nga Makis. Me leksionin e mësuar mirë, edhe pse kishte vetëm pak stërvitje me shokët e tij të rinj të skuadrës, Uzuni u tregua i disiplinuar në çdo moment, duke ndihmuar Neva që të ndalonte sulmet e Madridit në këtë krah.

Edhe pse u tregua pak i ndrojtur me topin në këmbë, Uzuni gjeti kohën që të tregonte doza të vogla të virtuozitetit të tij, si një inkursion qendror duke sulmuar hapësirat më shpejtësi që i mundësoi që të shfaqej para Kurtua, edhe pse finalizimi ishte difektoz dhe kjo mundësi u shpërdorua”, shkruan “Marca” në artikullin e saj. /PS/

You may also like