Mediat ukrainase: Ushtarët rusë vjedhin shtëpitë dhe rishesin objektet

by admin
Spread the love

Grabitja nuk kursen as luftën në Ukrainë. Në një kohë që civilët arratisen nga konflikti duke lënë shtëpitë e tyre, ushtria ruse vjedh çdo gjë nga banesat. Fenomeni është denoncuar nga gazeta “Ukraina Pravda” e cila raporton grabitjet në zonat e pushtuara nga ushtarët, të cilët më pas i çojnë mallrat në një qytet në kufi me Bjellorusinë, dhe më pas i dërgojnë objektet e grabitura me anë të shërbimit ekspres SDEK, në Rusi.

Bëhet fjalë për lavatrice, frigoriferë, bizhuteri, piktura, artikuj kozmetike dhe kompjutera. Gazeta ka publikuar dhe një bisedë mes një ushtari rus dhe bashkëshortes së tij. Kjo e fundit i bën presion që të marrë çdo gjë që gjen: këpucë, tuta dhe kompjuter për vajzën e tyre.

Sipas italianes “Il Mesaxhero”, dhjetëra kamionë të mbushur me mallra janë sinjalizuar në qytezën ukrainase të Burin, në kufi me Rusinë, dhe kamionë të tjerë janë përqendruar në Mazir në Bjellorusi, ku shkarkohen. Objektet më të më të mëdha dërgohen në Narovlia, ndërsa pjesa tjetër mbërrin në Rusi.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ukrainase me anë të një reagimi në Twitter tha se ajo ruse nuk është një ushtri por një turp. AI premtoi se ukrainasit nuk do të harrojnë dhe nuk do të falin kurrë.

Në bisedën mes ushtarit rus dhe bashkëshortes së tij, përshkruhet shtëpia dhe kushtet në të cilat jetojnë ukrainasit. Bashkëshortja në këtë pikë i thotë: Si jetojnë ata dhe si jetojmë ne…prandaj luftojnë ata.

Rruga Press

You may also like