Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dorëheqjen e Zoran Zaevit

by admin
Spread the love

Dorëheqja e mbrëmshme e kryeministrit Zoran Zaev, është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat poashtu kanë raportuar për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, shkruan se kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen pasi partia e tij humbi raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në disa qytete të vendit, përfshirë kryeqytetin Shkupin.

Reuters shton se Zaev mbetet i mendimit se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se sipas ligjit, koalicioni mund të pajtohet për një kandidat tjetër për kryeministër dhe të formojë qeveri pa votim të ri.

Unë kam sjellë lirinë dhe demokracinë dhe demokracia do të thotë të marrësh përgjegjësi,” citoi AFP të thoshte Zaev, duke shtuar se ai ofroi disa detaje ose një afat kohor se kur do të jepte dorëheqjen – një masë që duhet miratuar nga parlamenti. Zaev tha se kundërshton një raund të ri zgjedhjesh pas dorëheqjes së tij.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA në lajmin për dorëheqjen e Zaevit thekson se ai konsiderohet reformator properëndimor dhe se ka premtuar dorëheqje nëse partia e tij ka rezultate të dobëta në kryeqytetin Shkup.

Ndryshe, pas dorëheqjes Zoran Zaev tha se nuk ka nevojë të ketë zgjedhje të reja parlamentare, ndërsa sipas asaj që parasheh Kushtetuta, duhet të ketë mandatar të ri për formimin e Qeverisë së re.

Lajme interesante

You may also like