Mediat italiane: Kjo kombëtare ka shumë cilësi

by admin
Spread the love

Mediat italiane i kanë bërë analizë skuadrave që janë pjesë e Kampionatit Europian të futbollit, që do të zhvillohet në Gjermani, nga 14 qershori, deri më 14 korrik dhe mes të cilave edhe Kombëtares shqiptare të futbollit, që është një nga kundërshtarët e Italisë në Grupin B së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

Në fillim fokusi është vendosur te trajneri Sylvinho, i cili theksohet se kanë punuar në të shkuarën me emra si Mancini, Tite apo edhe Pep Guardiola, e më tej një tjetër çështje që konsiderohet si pikë e fortë e Shqipërisë është fakti që një pjesë e mirë e lojtarëve “Kuqezi” luajnë në elitën e futbollit italian.

“Shqipëria, i është besuar brailianit, Sylvinho, një trajner që ka qenë në stafin e Roberto Mancini dhe Tite, dhe i trajnuar në të kaluarën nga ‘përbindësha’ si Wenger, Guardiola dhe Rijkaard. Trajneri brazilian sigurisht që nuk do të jetë luajë në mbrojtje, por pritet të sulmojë.

Shqipëria ka shumë Itali në skuadrën e saj, pjesë e kësaj kombëtareje janë futbollistë që luajnë në Serie A si: Berisha, Gjimshiti, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Asllani, Bajrami dhe Ramadani. Për më tepër, skema 4-3-3 e Sylvinho, në sulm ka lojtarë të nivelit të lartë si Broja i Chelsea”,- analizohet nga mediet në Itali.

You may also like