Me vlera evropiane të kapërcehen provokimet dhe incidentet – Shqip

by admin
Spread the love

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin dypalësh me Eurodeputetin dhe Raportuesin për RMV-në në Parlamentin Evropian, Ilhan Kjuçuk, sic percjell KlanM, ka theksuar se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë si modele suksesi njëjtë janë të domosdoshme edhe për vendet anëtare të BE-së por edhe për vendet që rrugëtojnë drejt BE-së.

“Respekti i ndërsjelltë mbi vlera avropnae është modeli i vetëm për sukses për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. E dijmë se cdoherë do të ketë faktorë nga të dyja anët e kufirit, por edhe jashtë tyre që dëshirojnë incidente, nacionalizëm, konflikte dhe kthim në të kaluarën” – ka deklaruar Mariçiqi pas takimit.

Zv/Kryeministri Mariçiq bashkë me Eurodeputetin Kjuçuk, sic njofton KlanM, kanë konfirmuar se përkundër të gjitha provokimeve dhe përpjekjeve për cënimin e marrëdhënieve të mira, të dytë, bashkë me qytetarët, dëshirojnë dhe angazhohen fuqishëm për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë që sjellin mirëqenie për dy vendet dhe dy popujt dhe se besojnë se ky opsion është më I madh në numër dhe me siguri do të mbizotërojë në këtë situatë. /KlanMacedonia/

You may also like