Më vjen turp që jam shqiptare”, reagon ashpër ish-konkurrentja e “Për’puthen” – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Modelja dhe ish-konkurrentja e Për’puthen, Mikela Pupa, ka rishpërndarë në Instastory videon e xhiruar në një nga klubet e vendit, ku një vajzë thuhet se është droguar dhe shfrytëzuar nga dy të rinj.

Ajo ka reaguar e revoltuar duke u shprehur se i vjen turp që është shqiptare.

Sipas Mikelës, një vend kaq i vogël, në vend që ta ndihmojë vajzën, por i kthehet dhe e gjykon.

“Më vjen turp që i përkas këtij vendi. Këto vajza rreth e rrotull si nuk e vuri njeri veten në vendin e kësaj vajze dhe ta shoqërojë në shtëpi. Një vend i vogël dhe i ndyrë ku në vend që të ndihmojmë jemi të parët të shajmë e të gjykojmë. Kthyet një vajzë të të dehur në k*rvë brenda natës”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që ky reagim i saj është shoqëruar nga shumë komente, të cilat kanë qenë më së shumti negative ndaj Mikelës.

You may also like