Më vjen turp, më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin gjuhë urrejtje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, siç tashmë dihet do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.

E njëjta është shprehur se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer me “Sekret”, për të cilën do të flitet gjatë.

Ndërsa, derisa një pjesë e popullit dhe artistëve kanë dhënë mbështetje për artisten nuk kanë munguar as kritikat.

Së fundi, në një bisedë me fansat e saj ka qenë një prej tyre që ka pranuar se këngëtares nuk i është dhënë mbështetja aq sa duhej.

Këtij komenti Ronela i është përgjigjur mjaftë me revoltë duke thënë se përkundër mos mbështetjes ajo ka pranuar komente negative për të cilat thotë se i vie të qaj.

“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada! Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, ka shkruar Ronela.


You may also like