Më vjen mirë që u ndava nga Justin Bieber!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka folur për herë të parë për ndarjen me Justin Bieber. Dyshja u ndanë në vitin 2018. Selena ka publikuar dokumentarin “My Mind & Me”, ku tregon luftën me shëndetin mendor dhe ndër të tjera ka folur për ish-in e saj.

Selena ka thënë për ndarjen se është “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”. Ajo pranoi se ishte jashtëzakonisht e vështirë t’i jepte fund lidhjes së saj në sytë e publikut, duke u shprehur: “U ndjeva e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar që askush nuk donte ta linte, por më pas thjesht e kalova atë.

Nuk kisha më frikë. Ndjehem sikur më duhej të kaloja dhimbjen më të keqe të mundshme ndonjëherë dhe më pas thjesht harrova gjithçka me hapin e dorës, ishte vërtet konfuze…

Por thjesht mendoj se kjo duhej të ndodhte dhe në fund, ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur”. Kujtojmë që Selena dhe Justin ishin të lidhur bashkë nga viti 2011 deri në vitin 2018. Dyshja e publikoi zyrtarisht ndarjen në maj 2018 kur Selena ishte 26 vjeç dhe Justin 24, dhe megjithëse arsyeja nuk u bë kurrë publike.

You may also like