“Më vjen keq që paragjykohet jashtë”,për kë e ka Antonela?

by admin
Spread the love

Antonela Berisha në një lidhje telefonike nga Dubai, në studion e Fan Club është shprehur se ka parë një anë tjetër të Beatrix, ndryshe nga çfarë flitet jashtë.

Sipas saj ajo është një vajzë me zemër të bardhë dhe se mund të ketë shoqëri jashtë shtëpisë.

“Kur kam shku aty kam thënë që nuk kam ardhur, por realisht kam zbuluar disa persona që më janë dukur ndryshe nga jashtë dhe ndryshe nga brenda, njëra nga ato është Beatrix që është një vajzë me zemër shumë të bardhë dhe më vjen keq që paragjykohet jashtë”, tha ish banorja.

Ajo gjithashut ka treguar se nuk është zhgënjyer nga askush sepse nuk ka pritur nga askush.

“Realisht nuk kam pas naj pritshmëri nga dikush që të më zhgënjente, e kam shijuar pafund eksperiencën në Big Brother, nuk kam pritur nga askush dhe kam pasur një eksperiencë shumë të bukur”, tha Antonela Berisha.

Per Antonelen fituesi eshte Donaldi.

Do doja që ta fitonte Donaldi se publiku e ka parë në shumë dimensione. Mendoj që e meriton ai se është më reali nga të gjithë ata”, tha Antonela Berisha.


You may also like