“Më trego dorën, ne do të të shpëtojmë”, thirrja dëshpëruese e një babai drejtuar të birit nën rrënoja pas tërmetit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Sirinë Jugore ka qenë fatal për mijëra vetë.

Njerëz të bllokuar nën rrënoja që thërrasin për ndihmë, kanë qenë këto disa nga pamjet tronditëse të cilat kanë ardhur nga Siria dhe Turqia ditën e sotme.

Prestigjiozja “Al Jazzera” ka publikuar videon e një gruaje që filmoi veten të bllokuar nën rrënojat e tërmetit, të cilën ia dërgoi motrës së saj.

“Motër, ne jemi në një situatë shumë të keqe. Shiko tavanin sipër nesh. Tubacionet janë sipër nesh, çdo gjë është sipër nesh”, dëgjohet të thotë ajo në video.

“Al Jazzera” ka publikuar po ashtu edhe videon e një babai që i thërriste djalit të tij nën rrënoja.

“Më trego dorën, ne do të të shpëtojmë ty. Rri aty bir. A je mirë? Qëndro aty bir, ne do të të nxjerrim nga aty”, i thotë babai të birit.

You may also like