“Më thuaj sekretin si një budalla mund të bëhet i pasur?”, plas keq në Kuvend, Gjinkuri ofendon rëndë Shehajn, deputeti: Hajdut, qepe

by admin
Spread the love

Debate të forta ka pasur në Kuvend, mes deputetit të PS Damian Gjiknuri dhe deputetit të PD Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri iu drejtua me ironi Shehajt duke i thënë ndër të tjera: Me trego sekretin sesi një budalla mund të behet i pasur? Se do i jepje shpresa miliona njerëzve.

Pas kësaj Shehaj ka reaguar i revoltuar nga vendi duke kërkuar fjalën për replikë, por nuk i është dhënë. Me tone të larta Shehaj iu drejtuar Gjiknurit duke i thënë se ka punuar, por ai nuk e njeh punën.

Pjesë nga debati:

Damian Gjiknuri: Unë nuk erdha këtu për të bërë debate. Sa herë idioti i dobëshim. Mos e përdor këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës,. Ti je një rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamje dhe budallalëqet që thua. Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar. Po të qe për ndërtim shiko ndërtimin tënd, se ke ndërtim aty je fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, pasi do t’u jepje shpresë miliona njerëzve.

Shehaj: Një hajdut je thjesht një hajdut, e kupton…

Gjiknuri: Shko në gjyq

Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë… Hajdut. Qepe. Kam punuar Damian, por ti nuk e di çfarë është puna…

You may also like