Më thotë mami, pse vjen vonë se të shohin komshinjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Monika Lubonja, aktorja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e reality-shoë-t të njohur, Big Brother Albania VIP ishte një nga të ftuarat e radhës në emisionin e së dielës në Top Channel, ‘E diell’.

Duke folur për temën ‘Të rikthehesh te prindërit, kënaqësi apo bezdisje’, Çako foli për periudhën kur ka nisur punë, ndërsa tregoi eksperiençën e tij personale në familje dhe punët e shtëpisë që bën.

Duke diskutuar rreth temës ‘Të rikthehesh te prindërit, kënaqësi apo bezdisje’, Monika zbuloi këshillën që i ka dhënë së bijës, ndërsa tha se ajo jeton me të ëmën. Madje, aktorja zbuloi se e ëma i thotë se nuk duhet të vijë vonë, pasi e shikojnë komshinjtë, duke shpjeguar se kjo gjë është e pakonceptueshme te brezi i tretë.

Unë ngaqë isha me nënën, e lashë vajzën pastaj që 23 vjeçe. I thashë ‘dil në jetë’ dhe jeto jetën tënde. Unë e kam jetuar jetën në formën më të mirë timen. Rikthimi te prindërit sot? Them se është nevojë sepse mendoj që çdo i ri, sidomos pasi mbaron një shkollë të lartë, e ka të padiskutueshëm që duhet të jetojë vetëm dhe është mundësia.

Prindërit ne i duam, i kemi pranë gjithmonë, por në fund të ditës, mua edhe sot, mami më thotë: Pse vjen kaq vonë, të shikojnë komshinjtë… te brezi i tretë vazhdon të jetë kjo dhe ata nuk duan ta besojnë këtë gjë që te fëmija i tyre të thuhet diçka.

Të rinjtë duhet ta nisin këtë gjë vetëm” – tha Monika Lubonja në rubrikën ‘Trotuar’ në programin e së dielës në Top Channel, ‘E diell’.

You may also like