Më të mirët e futbollit! Shpallen titujt e futbollistëve më të mirë në fushën e blertë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për herë të parë, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi ceremoninë e më të mirëve të vitit 2022 në një mbrëmje gala të organizuar në një ceremoni gala të zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit. 

Në hyrje të ceremonisë presidenti duka falenderoi të pranishmit në fjalën e tij duke ritheksuar edhe një herë sukseset e futbollit të vitit të kaluar.

“Sot jemi në këtë aktivitet për të vlerësuar dhe falënderuar më të mirët. Ata që janë një shembull suksesi, e duhet të jenë po ashtu motivim për çdo të ri e të re, që do të arrijë majat. Janë djem dhe vajza që kanë arritur këtu me punë të madhe, sakrifica të përditshme, me mund e me djersë e duke pasur besimi tek vetja.

Cilësi këto që na duhen të gjithëve për të arritur rezultate. Janë cilësi të kampioneve. Urime fituesve! Urime më të mirëve”, tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Më pas vijuan ndarja e çmimeve, ku në të mirët e të rinjve u shpallën Rosela Vasa për vajza dhe Simon Simoni për djem.

Trajneri më i mirë u shpall Orges Shehi trajneri i kampionëve në fuqi të Tiranës. Ndërkohë që golashënuesit për vajza Megi Doçi e Vllaznisë dhe Saliou Guindo i Laçit.

Topi i artë i mbrëmjes u shpall Redon Xhixha ish-lojtari i Tiranës i cili në pamundësi për të qenë prezent pas transfertës në Azerbajxhan iu dorëzua kapitenit Ismaigeci nga ministria e sportit Evis Kushi.

Ndërkohë që formacioni i vitit ishte:

Bekaj në portë;

Mbrojtja me katër nga e djathta në të majtë: Gurishta; Bitri; Najdovski; Hakaj;

Treshja e mesfushës: Rrapaj, Mazrekaj dhe Matondo

Treshja e sulmit: Seferi në të djathtë; Xhixha në të majtë dhe Skuka në majë të sulmit.



Top Channel

You may also like