“Më sillte kafen çdo mëngjes”, Semi tregon historinë e bukur të dashurisë me Bojken Lakon – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

22:52 | 12 Nentor 2021

Semi Jaupaj ka folur shpesh për partnerin e parë e parë të jetës së saj, këngëtarin Bojken Lako.

Në një rrëfim, që u transmetua sonte gjatë spektaklit, ajo thotë se Bojkeni ishte dashuria e jetës së saj.

“Më ndryshoi jetën. Për 9 vite më sillte kafen në mëngjes, donte të mos punoja, të shkollohesha, të merresha me muzikë”.

Semi ka qenë 17 vjeçe kur është lidhur me këngëtarin. Ajo ka treguar se jetonte në Tiranë dhe ndarja nga prindërit nuk ka qenë e lehtë, ndërsa prania e Bojkenit e ka ndihmuar, por pas disa vitesh, ata u ndanë por mbeten shokë të mirë.

“Ishte shumë e vështirë të vendosja të ndahesha nga Bojkeni. Meqë ishim bërë dy shok të ngushtë, pse të mos mbesnim dy shokë të ngushtë. Do të jetë gjithë jetës miku im më i ngushtë”.

You may also like