Me siguri nuk e keni ditur, Redon Makashi zbulon se ka kushërirë moderatoren e njohur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndoshta nuk e keni ditur as ju më parë, por moderatorja e njohur shqiptare, Arjola Shehu dhe këngëtari i dashur, Redon Makashi kanë një lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Dyshja zbuluan pak ditë më parë për të gjithë teleshikuesit, live nga programi “Ditë e Re” se janë kushërinj të dytë me njëri-tjetrin.

Teksa Redoni po fliste për faktin se këngëtarët e kanë disi të vështirë të marrin pjesë në emisionet e mëngjesit pasi performojnë deri vonë, ai zbuloi edhe lidhjen që ka me moderatoren Arjola Shehu dhe pse ai do të shkonte gjithmonë në emisionin e saj.

“Do të vija tek ty për dy faktorë. E para se je një prezantuese shumë e dashur për publikun por dhe sepse jemi një gjak”- tha Redon Makashi ndërsa Arjola Shehu shtoi më pas: “Për ata që nuk e dinë, unë dhe Redoni jemi kushërinj të dytë”.

Kujtojmë që Redon Makashi ka qenë një nga njerëzit më të komentuar në mediat rozë gjatë ditëve të fundit, për shkak se u përfol për një fejesë të mundshme me balerinën Rexhina Çuko.  Ai mohoi gjithçka, ndërsa balerina në daljen e saj publike rrëfeu se ka qenë në një lidhje me këngëtarin, por janë ndarë, ndërsa i ka kthyer edhe unazën atij.

You may also like