Me siguri ju shpëtoi të gjithëve ky detaj në videoklipin e ri të Dafina Zeqirit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Projekti më i ri i këngëtares Dafina Zeqiri u lançua 17 orë më parë dhe mban titullin “Murder on the dancefloor”.

Kjo këngë erdhi në bashkëpunim me RON dhe si gjithmonë, Dafina s’di të zhgënejë kurrë me projektet e saj.

Deri tani, “Murder on the dancefloor” numëron rreth 300 mijë klikime në Youtube dhe komentet për këtë bashkëpunim të ri ishin tepër pozitive.

E dashuruam look-un seksi të Dafit në këtë klip, por me siguri ju shpëtoi pa vënë re diçka: këngëtarja u shfaq e veshur njësoj si shumë vite më parë, në videoklipin e këngës “Supernova” në vitin 2012.

S’e dimë nëse kjo përsëritje e veshjes ka ndonjë qëllim të caktuar apo ndonjë mesazh të fshehtë, por Dafina duket yll gjithsesi.

Më në fund, këngëtarja lançoi edhe albumin e shumëpritur “Dafinë Moj”, që përmban 14 këngë super të veçanta.

Ajo ka sjellë bashkëpunime me reperin Buta, Argjentina Ramosajn, Mc Kresha, Tunën, të dashurin e saj DJ Geek etj.

Këngët janë të gjitha në YouTube.

Në tekstin e këngës së saj ‘Karma’ ajo këndon:

“Kur jeton mirë dun me t’pas shoqe, kur jeta o’vështir s’dun me të pa nëpër qoshe.
Marre mos të vjen për atë që e bone, marre le të vjen nëse u dorëzove
Se sa herë kane dasht me më me m’fshi me vija
Veç ma shumë mu, mu ka rrit dëshira,Edhe nëse keq ti mu m’mban
Prapë unë jam më e mira
E njejtë, hala e njejtë. Gjithmonë është dikush që merr vëmendjen tu thon diçka keq
E ti mos u prek,njeki ondrrat e tuja kur emri Karma ka me ti kthy krejt”,- thuhet në tekstin e saj.

Ky album sjell një anë tjetër të këngëtares, që ka folur më shumë se çdo herë në tekste për jetën e saj dhe eksperiencat personale.


You may also like