Më shqiptarë se ne nuk je as ti, as nëna e as babai yt – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

14:21 | 25 Nentor 2021

collage-1-19-780×439

Mëngjesin e së martës ndodhi një aksident tragjik në Bullgari, ku mbetë të vdekur 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Nga 53 pasagjerë sa gjithsej ishin në mesin e tyre edhe 12 fëmijë, 46 shqiptarë nuk arritën të mbijetojnë, shkruan lajmi.net.

Në një shkrim viktimat janë referuar si maqedonas

Kjo ka revoltuar këngëtari S4MM. “Ku i ke parë maqedonasit, aty janë 46 shqiptarë të vdekur e ti nuk u mundove asnjë minut më shumë për ta shkruar siç duhet, po më shqiptarë se ne nuk je as ti, as nëna jote as babai yt”, ka shkruar këngëtari i revoltuar.

S4MM ka anuluar koncertin në Strugë për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Artisti nga Tetova këto ditë po ashtu ka anuluar të gjitha koncertet në shenjë solidarizimi për të vdekurit në aksidentin e lartpërmendur.

Megjithëse rrethanat se si ndodhi aksidenti janë akoma të paqarta, për këtë tanimë kanë nisur hetimet nga autoritetet përkatëse./Shqip/

You may also like