Më shpëtoni nga këta të dy

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tre ish-banorët e Big Brother VIP, çifti Sarah Berisha dhe DJ PM kanë ruajtur shoqërinë me aktorin Donald Veshaj edhe pas përfundimit të edicionit të parë të spektaklit.

Ata janë takuar së bashku edhe sonte (e enjte) teksa kanë shijuar një darkë nga ku edhe nuk kanë munguar postimet e ndryshme në llogaritë përkatëse në Instagram.

Ishte Donaldi ai që solli disa pamje nga darka e tyre e përbashkët ku e ngacmonin Sarën me shaka duke e pyetur pse akoma nuk e ka llogarinë e Instagramit të verifikuar, ashtu siç e ka ai dhe PM.

Më pas të njëjtin postimi e ka shpërndarë dhe blogerja teksa sipër shkruan: “më shpëtoni nga këta të dy”, duke iu referuar Donaldit dhe DJ PM.

Më pas, Veshaj postoi edhe një imazh përkrah DJ nga Kosova, me të cilin krijojë një shoqëri të fortë gjatë qëndrimit në BB VIP.

“Do inteligjencë, punë dhe disiplinë për të bërë një foto të tillë”, ka shkruar Donaldi në foton me PM.

Ndërkohë, kujtojmë që Donaldi po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore që nga përfundim i Big Brother VIP.

Ditë më parë aktori dhe këngëtari ka publikuar këngën “Picasso” në bashkëpunim me Romeon dhe Elgit Dodën.

Ndërkaq, DJ PM aktualisht është i angazhuar me koncerte, teksa Sarah ka nisur karrierë si moderatore në emisionin “Kosherja Show”.


You may also like