‘Më shikoje ndryshe pasi putha Amosin’, plas mes Deas dhe Oltës:. Aktorja: Je në vete ti?

by admin
Spread the love

Largimi i Amosit nga shtëpia e Big Brother VIP ka krijuar edhe problemet e para në ‘grupin’ e Oltës, teksa kjo e fundit ka pasur edhe një debat me Dea Mishelin menjëherë pas përfundimit të spektaklit. Një reagim që duket se Olta nuk e ka pritur aspak, pasi Dea ka pretenduar se aktorja i ka ushtruar presion Amosit që ai të puthë Dean.

Madje, Dea Mishel mendon se Olta mund të ketë diçka më tepër me Amosin, duke marrë parasysh edhe të qarën me ngashërim të aktores pas largimit të tij. “Amosi pas asaj puthjes që tentoi me mua, më mori tek dhoma e rrëfimit dhe më tha “kam patur shumë presion, më kanë thënë puthe sepse të do, të ka qejf etj”.

Ke ardhur ti dhe më kë thënë, mirë bëri që të puthi sepse ju e keni qejf njëri-tjetrin.  Ishin pikërisht ditët që ti më shikoje ndryshe sepse po mendoje që po të merrja Amosin dhe Amosi s’po rrinte më me ty prej meje. Me ke ulur dhe ke thënë, nëse jeni shok të rri dhe unë me të. Nëse keni diçka më tepër të tërhiqem siç jam tërhequr. “- ka thënë Dea.

E duket se Olta Gixhari nuk i ka pritur fjalët e Dea Mishelit, e cila ka reaguar e habitur duke thënë vetëm: ‘Je në vete ti?’

You may also like