Më quani idealist të sëmurë, por unë e dua këtë vend!

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur shqiptar, Marin Mema ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale një mesazh urimi me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ai ka publikuar një foto të tijën me flamurin shqiptar dhe shkruan se nuk do të rreshtë kurrë së thëni se e do vendin e tij.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Marini shkruan se e do vendin e tij, pasi këtu ka rrënjët e tij dhe këtu është rritur. “Nuk do rresht kurrë së thëni se vendin tim e dua! E dua vendin tim dhe çdo shqiptar e shqiptare të thjeshtë e të ndershëm që përballet me problemet e shumta që duket sikur nuk do të përfundojnë kurrë! E dua dhe më dhemb njëkohësisht.

E dua këtë vend sepse këtu kam rrënjët, kam hedhur hapat e parë, kam vrapuar e jam rrëzuar, kam qeshur e kam qarë, kam vendprehjet e të parëve, mërzitjet, buzëqeshjet, kam zemrën e shpirtin këtu, rrugicat, emocionet, fëmijërinë e gjithçka tjetër. Por kam edhe dhimbjen për pamundësinë, për largimin, për pasuritë e shumta që nuk shfrytëzohen siç duhet, për humbjen, braktisjen, harresën.

Dashuria e dhimbja, pasioni, e ndjenjat, bëhen bashkë kur shkruaj për vendin tim! Nuk ka dashuri më të madhe se kur të gjitha këto bëhen bashkë. E kam thënë e do ta rithem, më quani idealist të sëmurë, por për vendin tim, për njerëzit e mirë e të ndershëm të tij do të jem gjithmonë i tillë. Do ta dua këtë tokë dhe çdo shqiptar të mirë kudo jeton brënda apo jashtë trojeve shqiptare çdo ditë të jetës sime” – shkruan Marin Mema në postimin e tij në rrjete sociale.

You may also like