‘Më priste të vjetër në moshë’, kështu u njoh Kryetari Rama me gruan në Abu Dhabi

by admin
Spread the love

Dhe mesa duket, pritshmëritë e Kristales, zonjës së parë të kryeqytetit kanë qenë krejtësisht tjera.

Ajo, ka menduar se fotografia e Përparimit në event ishte e vjetër, sepse siç tregoi Kryetari Rama, Kristalja nuk e ka pritur që të jetë një folës aq i ri në moshë si Përparimi pjesë e atij organizimi të madh në Abu Dhabi.

“Ka qenë shumë interesante. Në vitin 2009 më kanë ftuar për të marrë pjesë në një takim në Abu Dhabi për kryeqytetet e së ardhmes. Kristalja ka punuar për një kompani amerikane. Është lindur dhe ka jetuar në Amerikë.

Ata e kanë organizuar ngjarjen dhe atje kam pasur të shkoj. Përmes këtij eventi. Kur e ka parë fotografinë time ka menduar që është e para 20 viteve. S’ka besu që dikush i ri, para 12-13 viteve merr pjesë në atë lloj eventi. Pastaj jemi takuar në Nju-Jork në vitin 2010 dhe ka qenë dashuri në moment të parë.” – shprehej Rama.

 


You may also like