Me pishinë private dhe pamje nga oqeani/ Leo Messi nxjerr në shitje apartamentin luksoz që bleu 7 muaj më parë (Foto)

by admin
Spread the love

Futbollisti Lionel Messi ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij luksoz me vlerë 5 milion paund në Miami.

34-vjeçari bleu apartamentin në katin e nëntë në prill për këtij viti, por po zhvendoset ndaj ka vendosur ta shesë.

Apartamenti është vetëm 10 milje larg plazhit Miami dhe ka pamje tepër të bukur nga oqeani. Në total është rreth 500 metra katror, ka 4 dhoma gjumi, 4 tualete, pamje 360 gradë dhe një tarracë të madhe prej 200 metrash katrorë nga e cila duket një pamje fantastike.

Gjithashtu ka pishinë private, spa, ambient për palestër, studio joga dhe ambient për të luajtur fëmijët.

Futbollisti zotëron gjithashtu një apartament në Porsche Design Toëer në Sunny Isles Beach, të cilin e bleu dy vjet më parë për 8.5 milionë euro.


Top Channel

You may also like