“Më pëlqejnë si skuadër, kanë super trajner”, CR7: Sa bukur nëse Arsenali fiton titullin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo mbetet në qendër të vëmendjes edhe kur nuk luan. Sulmuesi portugez ka prishur raportet me Manchester United dhe po pret merkaton e dimrit për të gjetur një skuadër të re, edhe pse për momentin është i përqendruar për të bërë sa më mirë me Portugalinë në Kupën e Botës Katar 2022, e pesta për të.

Në intervistën e gjatë për gazetarin Piers Morgan, pesë herë fituesi i Topit të Artë thuri elozhe për Arsenalin. Ekipi i Mikel Artetës po dominon Premier League këtë sezon. Topçinjtë kryesojnë Premier League me pesë pikë mbi Manchester City, duke qenë në rrugën e duhur për të rikthyer titullin në klub pas 19 vitesh.

“Nëse nuk do e fitonte Manchester United titullin, do të doja ta fitonte Arsenali, do lumturohesha nëse do ia dilnin, pasi janë një skuadër të cilën më pëlqen ta shoh. Më pëlqejnë lojtarët dhe trajneri. Ata kanë realisht një skuadër shumë të mirë”, deklaroi CR7.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like