Më në fund rekordi është vetëm i tiji! Serxho Ramos shkruan emrin në historinë e Ligës së Kampioneve

by admin
Spread the love

Sevilja është eliminuar sot nga Liga e Kampioneve, pasi përfundoi e fundit në Grupin B të turneut, duke mos kaluar as në Ligën e Europës. Por humbja përballë Lens, gjithsesi ishte një mundësi që Serxho Ramos të vendoste një rekord të ri në turne dhe ai e bëri një gjë të tillë.

Ai shënoi me një penallti të ekzekutuar me “Panenka” në këtë sfidë golin e vetëm të skuadrës së tij dhe u bë mbrojtësi me më shumë gola në historinë e Ligës së Kampioneve. Rekordi i mëparshëm ndahej mes tij, Pike dhe Roberto Karlos me 16 gola. Sot ishte goli i 17 i mbrojtësit në Champions dhe kësisoj e bën plotësisht të tijin rekordin.

Ky ishte goli i 138 në karrierë në ndeshje zyrtare për Serxho Ramos, një shifër e pabesueshme duke pasur parasysh që ai është qendërmbrojtës. Spanjolli konfirmohet si thuajse i pagabueshëm në gjuajtjet e penalltive, teksa ka realizuar 28 nga 30 të fundit që ka tentuar. Ndërkohë, ka gabuar vetëm 1 nga 12 “Panenkat” që ka tentuar, duke çuar të gjithë të tjerat në rrjetë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like