Më në fund po rikthehet Ronela që duam!

by admin
Spread the love

Pas performancës në Eurovision dhe koncertet që mbajti në Itali, Ronela është rikthyer në Tiranë. Këngëtarja ka treguar se tre javët e fundit ka qarë shumë dhe momentin kur mbërriti në Tiranë ka shpërthyer në lot. Komentet e shumta dhe kritikat për performancën e saj Ronela i ka përjetuar shumë dhe shpeshherë është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale.

Por më në fund Ronela që duam, ajo moskokëçarëse, po rikthehet. Kështu shprehet këngëtarja në statusin e saj më të fundit ku shkruan se po rikthehet sërish tek ‘vajza e keqe’.

“Nuk e keni idenë sesa shumë kam qarë kur mbërrita në Tiranë… Gjithsesi kemi tre jave që vetëm qajmë nga emocionet dhe tani mori fund! Kam marrë shumë dashuri nga shtete dhe njerëz që i ëndërroja! Tani… rikthehemi sërish tek ‘vajza e keqe’. Kam shumë projekte për të mbaruar dhe nuk kam më kohë për të pushuar. Ju dua të gjithëve”, shkruan Ronela.

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like