Më mungon një mik dhe bashkëpunëtor

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, në akademinë përkujtimore për Astriti Deharin, tha se i mungon një mik dhe një bashkëpunëtor shumë i afërt, njofton Klankosova.tv.

Vitia e kujtoi Deharin i cili vdiq pesë vjet më parë në burgun e Prizrenit, si një djalë punëtor dhe shumë i përkushtuar.

“Më mungon një mik por edhe më mungon një bashkëpunëtor i afërt, dija dhe qetësia e tij, puna e pakusht dhe dashuria e tij për Kosovën, shkencën dhe aktivizimin politik. Sot më mungon modestia dhe përkushtim i tij nganjëherë i padukshëm, mendimi i tij në organizata, aktivizmi i tij i zellshëm dhe frymëzues. Astritin shumë nga ju e keni njohur vetë dhe fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar se çfarë djali ishte, një njeri i mirë dhe i edukuar”, tha Vitia.

“Astriti ishte një student i shkëlqyer i mjekësisë, ai vazhdimisht merrte pjesë në mbledhje të komitetit të lëvizjes për shëndetësi ku dëgjonte me vëmendje dhe mësonte dhe u jepte profesionistëve, dallohej serioziteti i tij profesional por ai kishte diçka më shumë, në sytë e tij shkëlqente dëshira për të ndihmuar sa më shumë individë”, tha më tej Vitia.

You may also like