Më mungon çdo ditë, do të jesh i paharruar – Shqip

by admin
Spread the love

21:45 | 24 Nentor 2021

Për më shumë se dhjetë muaj që nga vdekja e ish-anëtarit të Babastars, Albert Krasniqin.

Vdekja e anëtarit të grupit, tronditi të gjithë, sidomos ata që e njohën atë nga afër dhe kishin miqësi me të, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ka qenë një nga miqtë më të afërt të Albertit, Skivi, ai i cili e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Derisa pozon nga varri i të ndjerit, Visar Shala ose siç njihet me pseudonimin Skivi ka thënë se i mungon çdo ditë.

“Më mungon çdo ditë. Pusho në paqe miku im. Do të jesh i paharruar”, kanë qenë fjalët e artistit të njohur.

Kujtojmë që Krasniqi vdiq më 27 janar të këtij viti në një vrasje të ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë./Shqip/

 

 

Lajme interesante

You may also like