Më mungojnë Olta dhe Luizi

by admin
Spread the love

Largimi i saj nga shtëpia e Big Brother VIP bëri shumë bujë. Kjo për faktin se iku si e skualifikuar nga gara nga produksioni dhe jo si e eliminuar nga publiku. Kejvina Kthjella është rikthyer të flasë për Big Brother-in e saj në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, ndërsa ka rrëfyer se i mungojnë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

“Ishte një “Big Brother” shumë intensiv, plot surpriza, plot gjëra të bukura po ashtu dhe jo shumë të bukura. Big Brother-i im nuk ka zgjatur shumë por për aq sa ka zgjatur ka qenë okej dhe presim tani finalen”- thotë Kejvina, e cila flet edhe për banorët që i mungojnë më shumë.

“Në fakt më mungojnë të gjithë ata që kanë dalë jashtë. Unë kam kaluar mirë me të gjithë, 2-3 banorë i kam takuar, kam kontakte me to. Por më mungon Olta Gixhari dhe Luizi”- tha ndër të tjera modelja, e cila nënvizoi gjithashtu se do të jetë edhe pjesë e finales së madhe dhe after party-t.

“Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe”- u shpreh Kejvina Kthjella për emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio.

You may also like