Më mori vendin e punës me mik, por në fakt e fitova unë

by admin
Spread the love

Gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka akuzuar moderatoren e njohur të Big Brother VIP, Arbana Osmanin se i ka marrë vendin e punës me mik para 24 vitesh. Në një intervistë të dhënë në televizionin ‘MCN’, gazetarja u shpreh se 24 vite më parë ajo ka fituar një audicion në radio, ku u përzgjodh mes 300 kandidatëve të tjerë.

Megjithatë, sipas Dasarës, Arbana Osmani i mori vendin e punës “me mik” pavarësisht se ajo e kishte fituar audicionin. Gazetarja sqaroi se arsyeja se pse po e zbulon këtë gjë në këtë moment është fakti se moderatorja e Big Brother ka deklaruar vitin e kaluar në “BB VIP 1”, se është shpallur ajo fituese e audicionit ku konkurruan 300 persona.

“Në moshën 16-vjeçare ishte moda e “TAR” si radio e parë kombëtare edhe e fitova aty konkursin, por atë vend pune ma mori Arbana Osmani. Mbase sot nuk do të isha unë te “Big Brother-i” se nuk kam ambicien e saj si vajzë, por më vjen pak keq që u konkurruan 300 zëra dhe unë fitova, por ajo tha që fitoi ajo, por që nuk fitoi ajo.

Fitoi me mik. Ky muhabet ka rreth 24 vjet, kam qenë e vogël edhe mbaj mend Alketa Vejsiun që më thoshte “shko mi kape Bojken Lakon”, unë nuk e bëja dot për shkak të karakterit që kisha.

Por, kur e pashë vjet Arbanën në edicionin e parë të “BBV” që doli dhe tha “unë fitova në një audicion ku morën pjesë 300 veta”, aty u zhgënjeva më shumë. Tani çfarëdo që të them, unë dal ajo e keqja e përrallës, doli në shteg edhe e thashë këtë gjë”, tha gazetarja në një intervistë për “MCN Tv.

You may also like