“Më mësoi të pija kokainë kur isha 16 vjeçe” – Ish e dashura e Maradona-s shokon me rrëfimin e saj

by admin
Spread the love

Mavys Alvarez, ish-e dashura e mitur e Diego Maradona, ishte një nga lajmet kryesore ditët e fundit për deklaratat e saj në një intervistë me América Tevé. Ajo foli hapur në lidhje me disa detaje nga marrëdhënia e tyre, ku theksi vendoset tek konsumimi i alkoolit dhe drogës.

“Para përfundimit të marrëdhënies, unë po hiqja dorë nga droga. Ishte e vështire. Por më ndihmoi shumë pjesa që ai udhëtonte në atë periudhë, sepse sa herë që ai largohej jashtë, ishte koha që unë isha e pastër, pasi nuk konsumoja asgjë.

“Unë isha thjesht një vajzë e pafajshme, nuk kisha keqdashje. Ai ishte një i huaj, një njeri i pasur dhe me famë. Më kishte vënë re, nuk mund t’i thoja jo. M’u duk privilegj asokohe të isha e dashura e tij”.

Me tej, gruaja kubaneze zbuloi prapaskena, që e njëllosin figurën e legjendës së futbollit botëror:

“Diego më mësoi të pija kokainë kur isha 16 vjeçe. Në fillim më tha që, nëse e prekja atë që përdorte vetë, do të më vriste, por pas një kohe nuk i pëlqente ta pinte më i vetëm. Pastaj këmbënguli shumë, derisa nisa ta konsumoj dhe unë kokainën.

Në një farë mënyre, Mavys shprehu keqardhje për atë që përjetoi me Diego Maradona-n. E pyetur nga gazetari se si do ta këshillonte një vajzë 16-vjeçare, e cila  përballet me mundësinë e përjetimit të diçkaje të ngjashme me atë që ajo përjetoi, ajo u përgjigj: “Unë do të t’i thoja që mendoje mirë. Mund të jetosh momente të bukura, por është shumë e vështirë nëse diçka e ngjashme me atë që kam përjetuar u ndodh atyre. U ndjeva mirë në atë kohë, por kur u bëra e varur nga droga, gjithçka ndryshoi në jetën time dhe asgjë nuk ishte për mirë ”.


You may also like