Më mbani për fjale, të shtunën nuk do të ketë marrëveshje – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja e shpresave do të nisë pas disa ditësh grumbullimin për dy miqësore më 23 Mars ndaj Azerbajxhanit dhe 27 Mars ndaj Polonisë, takime që do të zhvillohen në Turqi. Trajneri Alban Bushi ka grubulluar 24 futbollistë.

“Rivalë si Azerbajxhani dhe Polonia janë të ngjashëm me ato që do të kemi në turneun zyrtar, mendoj se do të na shërbejnë shumë këto dy sfida. Mendoj që kemi një grup lojtarësh shumë të mirë dhe cilësor, lojtarë që do t’i shërbejnë edhe Kombëtare A në të ardhmen, lojtarë që po marrin minuta me ekipet e tyre dhe kjo më gëzon shumë. Mendoj që do të bëjmë mirë këto dy ndeshjet, por duke pasur në fokus gjithmonë ndeshet me Armeninë dhe Rumaninë në Shtator.”

Bushi shpjegon edhe arsyen përse ka marrë pak lojtarë nga kampionati shqiptar.

“Duhet të theksoj që Superiorja ka qenë e vakët sa i përket lojtarëve të rinj që aktivizojnë ekipet shqiptare në gjirin e tyre dhe në organikën e tyre. Do të doja të kishim më shumë lojtarë, por për momentin janë vetëm këta që po luajnë rregullisht tek ekipet e tyre.”

Alban Bushi do të ketë shumë punë me brezin e lojtarëve që ka në skuadër për të cilët thotë se ende nuk janë gati për kombëtaren A.

Tv Klan

You may also like