‘Me lekët e Big Brother, bleu…’, Adelina Tahiri ‘i nxjerr bojën’ Meridianit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Meridian Ramçaj është një personazh shumë i njohur në Shqipëri, falë pjesëmarrjeve të tij në reality show-n shqiptar, Big Brother. Fillimisht, ai ishte konkurrent në Big Brother për njerëzit e thjeshtë, ndërsa pak muaj më parë ai u bë pjesë edhe e edicionit të parë të Big Brother VIP.

Së fundmi, Meridiani ishte konkurrent në spektaklin e kërcimit në TV Klan, “Dance Albania”, ku ia doli të fitojë një kupë, teksa nuk qëndroi për shumë javë në këtë program, duke u eliminuar shpejt. Para pak ditësh, ai dhe këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ishin të ftuar në programin “Why Not” në Rtv Ora me Roza Latin.

Dyshja krijuan një ambient shumë të mirë, me humor e shumë gjëra të patreguara më parë, teksa pyetjet pikante të moderatores Roza Lati ‘i nxorrën shumë sekrete’ Meridianit dhe Adelinës. Pak kohë më parë u përfol se banorët e Big Brother morën para falë pjesëmarrjes së tij në këtë program, teksa për herë të parë ish-konkurrenti tregon edhe si qëndron e vërteta.

“Me ato lekët e Big Brother, ça i bëre lekët?” – ishte pyetja e moderatores Roza Lati, që mori një përgjigje direkte nga këngëtarja Adelina Tahiri, e cila zbuloi se Meridiani kishte blerë… kupën e ‘Dance Albania’.  “Ka blerë kupën te Danc-ingu” – tha Adelina, teksa në studio  shpërthyen të qeshurat, duke qenë se gjithçka ishte në kuadrin e një shakaje.

Ndërkaq, shakaja ka vazhduar edhe nga vetë Meridiani, i cili shton se e ka shitur kupën. “Ajo është totalisht e mbushur, është serm. Kështu që unë e shita Roza, nuk e kam më. Duke qenë se doli nami që te Big-u kemi marrë lekë, po s’kemi marrë, shita kupën që të kompensojmë një çik” – tregoi ai me të qeshura në studion e “Why Not” në Rtv Ora.

You may also like