Më le me ujqërit, këta më shqyejnë mua

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Hyrjet e reja në shtëpinë e Big Brother VIP kanë sjellë situata të reja me banorët dhe e ka bërë garën akoma edhe më interesante. Jori Della është një nga konkurrentet më simpatike, e cila që në ditën e parë të saj në shtëpi është afruar me Luizin.

Ky i fundit e ka nisur ditën duke e ngacmuar Jorin, ndërsa i ka kërkuar edhe llogari se pse nuk e shpëtoi gjatë zinxhirit në spektaklin e të martës. Me shaka, Luizi i tha Jorit se e ka lënë në nominim me ujqërit dhe shoqëria shihet pikërisht në këto momente.

“Si nuk më shpëtove në zinxhir mbrëmë? Me le në nominim me ujqërit, këta më shqyejnë mua. Këtë më tha Qetsori, a mund ta pi këtë qumësht me ty ngaqë mund të jenë mëngjeset e fundit që rrimë bashkë. Po këtu shihet shoqëria, pse ku shihet? Nuk do ta harroj kurrë”, i tha Luizi Jorit, e cila iu përgjigj në italisht se do t’i kërkojë falje.

Kujtojmë se Kiara nisi mbrëmë një zinxhir shpëtimi, e cila nuk tha emrin e Luizit por të Keisit. Në fund ngelën Luizi, Elvisi, Antoneta dhe Shpati.

You may also like