Me laps në dorë për verdiktet, 10 skuadrat e Superiores sot në fushë

by admin
Spread the love

Superiorja rikthehet sot me pesë duele, të vlefshme për javën e 34-t. Ende nuk janë përcaktuar skuadrat që shkojnë në kupat e Europës dhe ekipi që do të shoqërojë Skënderbeun në Kategorinë e Parë.

Të gjithë duelet e sotme nisin prej orës 17:15 dhe mes tyre në plan është Klasikja e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia. Bardheblutë janë shpallur kampionë, kurse shkodranët renditen në vendin e tretë dhe duan të sigurojnë një vend në kupat e Europës, ndaj do jenë të karikuar për të fituar.

Të njëjtin motivim do të ketë edhe Kukësi, që pret Dinamon. Blutë duhet të fitojnë me çdo kusht për të shpresuar në qëndrimin në Superiore, por nuk mjafton kaq, pasi duhet që dhe Egnatia të humbë me Partizanin.

“Demave” u duhen tre pikët për Europën, kurse rrogozhinasve u mjafton edhe një pikë. Në program janë edhe Skënderbeu-Laçi dhe Kastrioti-Teuta, që mund të marrin edhe trajtën e miqësoreve duke pasur parasysh arritjen e objektivave të skuadrave. Ndoshta te Teuta do ketë më shumë “zjarr”, pasi besojnë te mrekullia e kapjes së vendit të katërt. / oversport.tv

You may also like