“Më kërkuan të më martonin që 12 vjeçe”, Ina Kollçaku rrëfen historinë e trishtë gjatë fëmijërisë

by admin
Spread the love

Ina Kollçaku është një nga figurat publike që ka tërhequr vëmendjen shumë shpesh me deklaratat, sa i përket fuqizimit të vajzave dhe grave në vendin tonë. Ajo është bërë e njohur për publikun e gjerë nëpërmjet programit të dashurisë ‘Për’puthen’.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në programin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku ndau me moderatoret e emisionit historinë e saj të bullizmit gjatë kohës që ajo ishte në shkollën 9-vjeçare, ndërsa vlerësoi mbështetjen e prindërve të saj. Ndër të tjera, ajo u shpreh se të atit i kanë kërkuar të martohet që në moshën 12 vjeçare, por ai nuk ka pranuar, duke i dhënë përparësi shkollës.

“Ka qenë problematikë e imja personale psikologjike të gjeja vetëbalancën dhe të pranoja që isha shumë dimensionale. Bullizmi ka qenë disa meshkuj, të gjithë të interesuar dhe të gjithë të refuzuar. Dhe unë shumë naive, shumë e trembur, në klasë të tetë, sigurisht asnjë partner asgjë.

Dhe papritur formohen një grup me disa goca më pak të bukura që kishin pëlqimet e tyre me këto çunat dhe isha bullizëm konstant, nga ora 8 në orën 2. Me fjalë, ndërsa me vepra jo pasi kam qenë e fortë që atëherë. Thashetheme pa fund me të qeshura, nënqeshje. Qaja në shtëpi, kisha mamin pasi e përjetova keq muajt e parë.

Mos të kisha atë mama që kam, atë formim që ka, nuk e di se si mund të isha shndërruar unë në të ardhmen sepse sigurisht një pjesë shumë e madhe e kontributit shkon për nënën time dhe babain tim njëkohësisht që më kanë kërkuar të më martojnë që 12 vjeç dhe që ka thënë jo sepse vajza ime do vazhdojë shkollën. Fakti që unë jam kjo që jam është kontribut i familjes sime” – rrëfeu Ina Kollçaku në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

You may also like