Më kërkoi lekë që të nxirrte vajzën time në emision

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pasditen e sotme, në emisionin e drejtuar nga moderatori Ermal Peçi në Abc News, ‘ABC e Pasdites’, u diskutua për ndjesinë e mirënjohjes dhe se sa e ndjejmë këtë ndjesi në shoqërinë tonë. E për të folur rreth kësaj teme ishte e ftuar edhe ish-miss-i i njohur, Silvana Bushati, e cila rrëfeu edhe një histori personale.

Ajo tregoi se si shoqja e saj e ngushtë, të cilën ajo e ka ndihmuar të bëhet pjesë e televizionit, pasi u bë moderatore e një emisioni, i ka kërkuar para për të bërë pjesë të programit vajzën e Bushatit. Nga ana tjetër, Silvana rrëfen se ajo e ka ndihmuar edhe me rroba shoqen e saj për të dalë në ekran.

“Një nga vajzat e televizionit që sot, jo se ka bërë ndonjë gjë të madhe, është në punë në emision. Kam qenë shtysa që ajo të dal në ekran sa dhe thoja psh ‘Ermal të lutem do e marrësh si të ftuar?’ Në një moment vazhdoi në një emision dhe po kërkonte për të mbushur kronikën e vetë.

Dhe i thashë vajza ime luan futboll, merre. Më tepër për t’i bërë nder. Ah, tha, aty duhet lekë. Të betohem që dhe me veshjet e mia, të njëjtat, del në ekran. Vajza ime ka dalë gjithandej. Fjala që thotë, të shkatërron si njeri.” – tha Silvana Bushati në emisionin “Abc e Pasdites” në Abc News.

You may also like