Më ke ngacmuar për disa ditë, më ke nominuar së bashku me Oltën

by admin
Spread the love

Edhe pse në javët e para të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Dea Mishel dhe Olta dukeshin shumë të afërta me njëra-tjetrën, duket se marrëdhënia mes tyre është krisur dhe ato nuk janë më si më parë.

Javët e fundit ato kanë pasur disa debate me njëra-tjetrën, ndërsa Dea i ka thënë aktores se ajo ndihet më e fortë me hyrjen e Qetsorit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ndërkaq, gjatë spektaklit të sotëm, Dea i tha Qetsorit se ai do ta eliminojë nga shtëpia, ndërsa diskutoi edhe për nominimin që ai i bëri javës së kaluar. “para ardhjes së banorëve të rinj, ne u afruam. Me ardhjen e Qetsorit mua më vendosi një mur, deri në momentin që këta të dy më treguan që me kanë nominuar. Mua më tha Luizi, por e besova në momentin që ma konfirmoi Olta dhe më pas vetë Qetsori.

Luizi më puth që të japë përshtypjen tek ju, sikur kemi një aleancë. Kishe ditë që po më ngacmoje, dhe deri në momentin që me the që të kam nominuar. Ti do që të debatosh me mua, mbase për vëmendje sepse jë në nominim. Dhe tjetër nuk dua që Olta të më afrohet dhe më largohet sa herë i nevojitet”, tha Dea.

You may also like