Më kanë tradhëtuar dhe më është thyer zemra

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dren Abazi është një nga këngëtarët më të preferuar nga publiku shqiptar. Artisti ishte i ftuar në emisionin sportiv “Top Arena” në Top Channel së fundmi, ku ka folur rreth projekteve të tij, ndërsa si rrallëherë ka folur edhe për çështje sentimentale. Ai ka treguar se i është thyer zemra në jetë, ndërsa ka folur edhe për tradhëtinë.

“Nuk është qëllimi im të thyej zemra. A më është thyer ndonjëherë zemra? Besoj që secili ka momente të vështira në jetë, momente të bukura, momente më pak të bukura. Por unë jam i prirur t’i mbaj mend ato më të bukurat dhe kam qejf të eci përpara, qoftë edhe në drejtim të gabuar, mos ta kthej kokën pas”- u shpreh artisti në Top Arena në Top Channel.

Sakaq, i pyetur nëse e kanë tradhëtuar ndonjëherë, Dren Abazi u shpreh se po, ndërsa tregoi se edhe vetë ai ka tradhëtuar, duke habitur kështu edhe moderatoren Alesia Bami. Më tej, këmgëtari tha se tradhëtia është reciproke, duke nënkuptuar kështu se ai mund të ketë qenë i pari që mund të jetë tradhëtuar.

“Tradhëtia është një koncept shumë i gjerë. Besoj që edhe më kanë tradhëtuar, ndoshta ndonjëherë kam tradhëtuar edhe unë. Besoj që ajo është reciproke gjithmonë. Nuk mund të tradhëtosh nëse nuk të tradhëtojnë”- rrëfeu Dren Abazi në emisionin “Top Arena” në Top Channel.

You may also like