Më kanë pritur shumë mirë, por…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Puntata e mbrëmshme e “Dancing With The Stars” dhuroi veç spektaklit tashmë të garantuar edhe shumë emocione e lotë. Kjo pasi secili nga konkurrentët e mbetur ende në garë pati mundësinë të kërcente me një nga njerëzit e zemrës, ndërsa rrëfyen edhe momente nga jeta e tyre.

Sara Hoxha, partnerja e artistit Ledri Vula kishte zgjedhur vjehrrin e saj, babain e Ledrit për të kërcyer. Përpara performancës rrëfeu edhe historinë kur ka shkuar nuse në shtëpinë e këngëtarit në Kosovë, duke lënë kështu familjen e saj pas dhe Gjermaninë, si edhe se si e priti familja e Ledrit:

“Mora valixhet dhe u shpërngula në Kosovë. Prindërit e mi ishin në Gjermani ashtu si dhe vëllai, aty jetojnë akoma. Ua ndjeja shumë mungesën. Ua ndjeja shumë mungesën, më shumë ndihesha keq për mamin dhe babin se bënë një sakrificë shumë të madhe që ikën në Gjermani në mënyrë që unë dhe vëllai të shkolloheshim atje. Më përlot fakti se ato i merr shumë malli për mua dhe që nuk më kanë afër”, është shprehur Sara mes lotësh.

Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ato janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”, ka thënë blogerja e Ledri Vulës në “Dancing With The Stars”.

You may also like