Më ka ngacmuar ky futbollist i njohur (FOTO)

by admin
Spread the love

Dea Mishel është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo është pjesë e rubrikës “Trotuar”, në emisionin “E Diell” në Top Channel, e herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me deklaratat që bën. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në programin “Top Arena”, ku dha një intervistë në “Këndin e të vërtetës”.

E pyetur nga moderatori i emisionit, Edi Manushi se cili futbollist e ka ngacmuar, ajo deklaroi se asnjë, por pranoi se një prej tyre e ndjek në Instagram. Dhe ai është futbollisti i Napolit dhe i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

“Kush nga futbollistët të ka ngacmuar?”- ishte pyetja e Edi Manushit, teksa blogerja Dea Mishel u përgjigj: ‘S’është se më ka ngacmuar të them të drejtën. Në Instagram më ka ndjekur një futbollist. Amir Rrahmani’- tha Dea Mishel në emisionin “Top Arena” në Top Channel.

Kujtojmë që Dea Mishel është një nga personazhet shumë të komentuar në rrjet, teksa pak kohë më parë ishte në qendër të mediave dhe opinionit publik pas një video të publikuar në rrjete sociale, ku ajo tallej me fëmijët jetimë. Kjo shaka u dënua ashpër nga ndjekësit, teksa vetë Dea u detyrua që më vonë të kërkonte edhe falje publikisht.

You may also like