‘Më ka marrë shumë malli’, Rudina Dembacaj nuk lë vajzën të takojë të atin? (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kjo e mërkurë e 28 dhjetorit është shumë e veçantë për aktoren e njohur, Rudina Dembacaj. Kjo pasi vajza e saj e vetme, Viktoria ka ditëlindjen dhe mbush plot 6 vjeç. Prej disa kohësh, aktorja është e martuar me ish-politikanin Mark Frroku, teksa Viktoria ka ardhur nga marrëdhënia që Rudina ka pasur më parë me mekanikun Aleksandër Varfaj.

Vogëlushja ka marrë urime shumë speciale në këtë ditë të bukur për të, mirëpo duket se mes prindërve të saj, marrëdhënia është ftohur. E kjo është nënkuptuar nga urimi i Aleksandrit për të bijën, teksa në fjalët dedikuar asaj në këtë ditë të veçantë, ai shkruan se e ka marrë malli.

“Mishi dhe gjaku im. E dashura ime gezuar ditelindjen. Te dua pamase . Me ka marre shume malli”, shkruan Aleksandër Varfaj, duke e shoqëruar urimin me një foto të tatuazhit në dorën e tij, ku ai ka gdhendur shkronjën ‘V‘.

Mirëpo, ky urim nuk ka kaluar pa vëmendjen e ndjekësve, ku dikush prej tyre e pyet se pse e ka marrë malli. “Të ka marrë malli? S’ke arritur ta shikosh gocën?” – është komenti i një prej ndjekësve, të cilën Aleksandri dhe partnerja e tij e re e kanë pëlqyer duke nënkuptuar një pohim.

Ndërkaq, edhe partnerja e re e Aleksandrit, Marisa ka bërë një urim për vogëlushen në rrjete sociale, duke forcuar idenë e mallit dhe duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria jone. Sa keq më vjen që me muaj po humbim kaq shumë kujtime. 09.04.2022. Më ka marr malli të përqafoj. Të duam” – shkruan ajo në rrjete sociale.

Nuk dihet si qëndron e vërteta, nëse Rudina e lejon ish-partnerin ta takojë të bijën apo jo. Pritet një sqarim i palëve edhe për ndjekësit e tyre të shumtë, të cilët janë kuriozë të dinë se ç’ka ndodhur mes të dyve.

You may also like